Hyrje | Bota | Itali, Monti Kryeministër

Itali, Monti Kryeministër

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

“Të dalim nga kjo gjendje”

 

 

 

 

 

 

Mario Monti mandatohet nga presidenti Giorgio Napolitano për kryeministër të ri të Italisë. Rreth orës 19:00 të ditës se diel, ish-eurokomisioneri i BE, Monti u paraqit te presidenti i cili i ka besuar atij detyrën e shefit të qeverisë në një kohë të vështire krize financiare për Italinë. Por, kryeministri i ri deklaroi se e kishte pranuar me rezervë këtë detyrë dhe se do të rikthehej te Presidenti i Republikës pasi të hiqte dyshimet rreth kësaj rezerve. “Me një përpjekje të përbashkët Italia do të mund të dalë nga kjo gjendje”,-tha Monti, duke shtuar se konsultimet për krijimin e qeverisë do të jenë urgjente. Kryeministri i ri do të ketë si përgjegjësi për të vënë në zbatim masat e kursimit që synojnë të zgjidhin krizën e borxheve në Itali. Ndërkohë lideri i opozitës, Pier Luigi Bersani është shprehur se do të mbështeste vetëm një qeveri teknike.

Berlusconi: “Nuk dorëzohem, mbështes qeverinë e re”

Pas largimit nga posti i kryeministrit, lideri i maxhorances aktuale në Itali, Silvio Berluskoni në një mesazh drejtuar italianëve deklaroi se u largua nga detyra për përgjegjshmëri ndaj shtetit. Duke komentuar reagimet që erdhën pas dorëheqjes së tij, Berulskoni tha se ishte e trishtueshme të dëgjoje fishkëllima dhe fyerje. Ai deklaroi se do mbështeste krijimin e një qeverie teknike që me përpjekje të përbashkëta të shpëtojnë Italinë dhe Euron. Berluskoni deklaroi gjithashtu se nuk do të tërhiqet dhe se do të vijojë punën e tij si faktor i rëndësishëm i politikës italiane duke dyfishuar përpjekjet si deputet në parlament. I ndodhur para presionit të përditshëm në rritje nga ana e tregjeve, që humbën besimin tek aftësia e udhëheqësit dikur karizmatik, zoti Berluskoni dha dorëheqjen dje vonë, siç kishte premtuar, sapo u miratuan në parlament masat urgjente kundër krizës. Dorëheqja e Berluskonit u prit me brohoritje të mëdha dhe me vallëzime e këndime nëpër sheshe e rrugë. Njerëzit me flamuj nëpër duar ishin me të lumtur se kurrë, ata kënduan himnin e kombit, i cili tashme sipas tyre, u çlirua.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

V.Jonuzi-mallakaster ne 10/04/2012 21:27:04
avatar
Keni dy muaj me Montin dhe shkrime te tjera,pa nderruar!Monti ishte ne Kine,tani ne Egjipt,ju Nuk e Shikoni?! Z.Xhevdet,eshte mire ta shikosh faqen e internetit,Online,se ju il piket!.....
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 134 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0