Hyrje | Bota | Turqi, katastrofë nga tërmeti, dyshohet për 1 mijë të vdekur

Turqi, katastrofë nga tërmeti, dyshohet për 1 mijë të vdekur

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ekspertët thonë që më shumë se 1000 persona, besohet të jenë vrarë në tërmetin që goditi dje Turqinë lindore

 

 

 

 

 

 

Ekspertët thonë që më shumë se 1000 persona, besohet të jenë vrarë në tërmetin që goditi dje Turqinë lindore. Profesor, Mustafa Erdik, drejtor i institutit sizmologjik në Stamboll, tha në një konferencë për shtyp se, “500 deri në 1000 njerëz vlerësohet të jenë të vrarë në këtë tërmet.” Kryeministri, Recep Tajip Erdogan, ka shkuar në Van, që ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3, sipas analizave gjeologjike amerikane. Zëvendëskryeministri, Besir Atalaj, tha se 10 ndërtesa në qendër të Vanit ishin rrëzuar, si dhe 25 deri në 30 ndërtesa në qytetin  Ercis. Hëna e Kuqe turke ka filluar shpërndarjen e tendave, batanijeve dhe ushqimit në këtë rajon. Ministri i shëndetësisë, Recep Akdag, tha se ambulanca ajrore dhe disa helikopterë do të dërgohen në zonën e tërmetit. Një mijë të vdekur është bilanci katastrofik i deritanishëm i tërmetit 7, 3 ballë që ra sot në Turqinë lindore. Lëkundjet pasuese të Tokës patën një forcë deri në 5,6 ballë. Instituti i SHBA-ve e regjistroi këtë rreth orës 13:41 (sipas orës lokale 12:41 EST). Dy qytete Van dhe Erics janë dëmtuar rëndë. Epiqendra e tërmetit shtrihej në fshatin Tabanli. Qeveria turke konfirmoi, se nga tërmeti ka pasur shumë viktima. Ende nuk është e qartë, se sa vetë janë prekur vërtetë, janë plagosur apo kanë vdekur. Mediat thonë se, mund të ketë deri në 1000 të vdekur sipas informacioneve paraprake. Kryebashkiaku i qytetit Ercis, Zulfikar Arapoglu, i tha televizionit NTV, se disa godina janë shembur. “Ne kemi nevojë për ndihmë urgjente”, tha Arapoglu. Në Ercis jetojnë mbi 70.000 vetë. Anadolu njoftoi, se edhe në kryeqytetin e provincës Van në kufi me Iranin janë shembur shumë shtëpi. Atje jetojnë rreth 380.000 vetë dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të të zënëve nga rrënojat. Një seri lëkundjesh pasuese vazhdojnë të tronditin të gjithë rajonin. Shumë njerëzve do t’u duhet si rrjedhojë ta kalojnë natën jashtë. Tërmetet në Turqi nuk janë të rralla. Ky vend shtrihet në fushën e tensionit midis dy pllakave tektonike, asaj afrikane dhe euroaziatike.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 201 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0