Hyrje | Bota | KFOR dhe PK kalojnë barrikadat, nuk ka krizë humanitare në veri

KFOR dhe PK kalojnë barrikadat, nuk ka krizë humanitare në veri

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Qetësohet situata në Veri të Kosovës, KFOR kalon barrikadat e vendosura nga serbët

 

 

 

 

 

 

Trupat e KFOR-it së bashku me Policinë e Kosovës kanë mundur të kalojnë në veri të Kosovës pas situatës të tensionuar të ditëve të fundit. Pas më shumë se një jave kanë mundur të kalohen barrikadat e vendosur nga serbët në kufirin verior, duke kaluar përmes Zveçanit dhe Zhitkovçit, por deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident. Kryeministri i Kosovws, Hashim Thaçi deklaron se nuk ka krizë humanitare në veri të Kosovës. Por shefi i qeverisë së Kosovës theksoi se nëse agjencitë e Kombeve të Bashkuara konstatojnë se ka krizë, institucionet e Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë në çdo drejtim. “Shqetësimi ynë ndërlidhet me formulimet e raportuara për kriza dhe nevoja humanitare. Pikë së pari në Kosovë nuk ka krizë humanitare. Në Mitrovicë të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara që merren me çështje humanitare kanë konkluduar se nuk ka asnjë lloj krize humanitare në veri. Më lejoni ta them qartë, që ne nuk i kemi braktisur në asnjë rrethanë dhe nuk do t’i braktisim qytetarët tanë në veri. Ata janë shtetasit tanë, qytetarët tanë dhe ne do t’u dalim në ndihmë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi në nivel qendror dhe nivel lokal”, ka thënë Thaçi, njoftojnë mediet . Ai ka thënë se edhe komandantit të KFOR-it ia ka bërë të qartë, se institucionet e Kosovës do t’i kryejnë detyrimet e veta nëse vlerësohet se ka krizë humanitare. Kryeministri kosovar Hashim Thaci i ka bërë të qartë Serbisë, por edhe BE-së, se prekja e kufirit të Kosovës mund të hapë temën e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin. Thaçi ka ritheksuar se, edhe pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e status kuosë.

 

Nis prodhimi i pasaportave biometrike të Kosovës

Ka filluar prodhimi i pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se ministri Bajram Rexhepi qëndroi në Vjenë, ku mori pjesë në ceremoninë e fillimit të prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni, drejtuesit e kompanisë austriake OESD, i dorëzuan ministrit Rexhepi edhe zyrtarisht pasaportën e parë biometrike. Prodhimi i pasaportave do të bëhet në Austri, ndërsa personalizmi i pasaportave biometrike do të bëhet në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta biometrik që nga muaji tetor i këtij viti. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, me këtë rast tha se me fillimin e prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, është bërë edhe një hap tjetër në përmbushjen e detyrimeve që ka Kosova në rrugën e saj evropiane, në procesin e liberalizmit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ministri Rexhepi siguroi se këto pasaporta janë të nivelit më të lartë dhe përmbajnë elementet më të sofistikuara sa i përket sigurisë së tyre dhe se janë të njëjta si të gjitha pasaportat biometrike të shteteve të BE-së. Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 viteve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me këto dokumente.

 

Greqia dënime më të buta për përdoruesit e drogës

Greqia pritet të rishikojë legjislacionin për mbajtësit dhe përdoruesit e lëndëve narkotike, në përpjekje për të ulur numrin e përdoruesve dhe trafikimin e llojeve të lehta të drogës. ministrja greke e Drejtësisë ka paraqitur në parlamentin grek një Projektligj të ri i cili parashikon dënime më të buta për mbajtësit e lëndëve të lehta narkotike dhe ndaj përdoruesve. Mjetet greke të informimit citojnë burimet zyrtare greke ,sipas të cilave rreth 300 persona vdesin në këtë vend nga përdorimi i drogës. Shifrat e përdoruesve janë veçanërisht të larta në burgjet greke ku rreth 40% e të burgosurve përdorin lëndë narkotike. Projektligji i ri ka ngjallur debate në opinionin publik grek pasi parashikon sanksione më të buta edhe ndaj kultivuesve të llojeve të lehta të narkotikëve. Ndërkohë që vendi po përjeton një krizë të rëndë ekonomike dhe financiare hapa të tilla priten me skepticizëm nga grekët e thjeshtë. Ndërkohë, Greqia vazhdon të përballet me raste të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike dhe veçanërisht hashashit nga Shqipëria. Si në kufirin verior grek me Shqipërinë edhe në hapësirën detare policitë greke dhe shqiptare kanë bllokuar gjatë këtij viti disa qindra kilogramë bimë narkotike e destinuar kryesisht për tregun turistik grek. Trafikantët shqiptarë përbëjnë edhe pjesën më të madhe të të burgosurve të dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Greqi. Gjykatat greke, sidomos në qytetin verior grek të Janinës dhe atë të Korfuzit fqinj me Shqipërinë, kanë aplikuar dënime tejet të ashpra për transportuesit shqiptarë të lëndëve narkotike që bllokohen në Greqi. Shumica e tyre janë korrierë në moshë të mitur që përdoren nga rrjetet e fuqishme të trafikut të narkotikëve që veprojnë në të dy vendet.

 

SHBA, Obama feston 50 vjetorin    

Presidenti Barak Obama mbushi dje 50 vjet. Ai e ka festuar këtë përvjetor me dy ditë aktiviteti. Pas një beteje të gjatë politike për buxhetin, presidenti Obama u kthye në qytetin e tij, Çikago dhe filloi festimet për ditëlindjen me 2400 miq e dashamirës.

“Dua para së gjithash t`ju them se nuk ka dhuratë më të mirë për ditëlindjen se ta kaloj këtë natë me ju”, iu drejtua ai të pranishmëve. Mbrëmja festive e organizuar në një sallon në Çikago, shërbeu edhe si grumbullim fondesh për fushatën e Presidentit Obama për zgjedhjet e 2012. Bileta më e shtrenjtë kushtoi afro 36 mijë dollarë. Ndër aktivitetet e organizuara, të ftuarit ndoqën edhe interpretime nga artistë të njohur, përfshirë Xhenifer Hadson. Festimet vazhdojnë me një pritjen në Shtëpinë e Bardhë. Disa qindra miq e bashkëpunëtorë pritet të marrin pjesë me ftesë të presidentit. Urimet e para për ditëlindjen, Presidenti Obama i mori nga Presidenti rus Dmitri Medvedev, i cili i telefonoi dje, ndërsa përshëndetja më e veçantë u shënua në distriktin financiar të Nju Jorkut, në Wall Street.

 

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

tani ne 14/10/2011 04:27:25
avatar
dua adressen e gjykates te stasburgut
enver ne 13/10/2011 02:07:00
avatar
urime urime urime edhe 200 vite te tjera
nard gjiku ne 23/09/2011 00:40:29
avatar
URIME URIMe edhe nga une dhe nga te gjith shqiptaret an e mban botes per kryetarin e SH B A-es, mikun ma te madhe si shtet per ne shqiptaret,Urime edhe diaspores shqiptare ne Amerike dhe i falenderoj per mundin dhe kontributin e tyre ne te gjitha koherat qe esht i pamatshem.
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 484 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0